Banorët shqiptarë të Shtërpcës akuzojnë qeverisjen lokale për diskriminim

Kosova

Banorët shqiptarë të Shtërpcës akuzojnë qeverisjen lokale për diskriminim

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:11
Foto ilustruese

Banorët që janë shqiptarë në këtë fshat, thonë se ndihen të diskriminuar pasi, sipas tyre, udhëheqësit komunalë po i orientojnë investimet vetëm në fshatrat e banuara me serbë.

Banorët paralajmërojnë se, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, janë të detyruar ta braktisin fshatin.

Problem të ngjashëm kanë edhe banorët e fshatit Brod. Aty, asfaltimi i rrugës ka mbetur në gjysmë.

Përderisa në fshatrat e banuara me komunitetin pakicë shqiptar në ketë komunë, mungojnë kushtet elementare për jetesë, në ato të banuara me serbë, ka vite që është bërë edhe ndriçimi i rrugëve.

Madje, në disa prej tyre, është investuar disa herë në projekte ekzistuese.

Këto të dhëna figurojnë gjithashtu në raportin vjetor të kryetarit të komunës për 2018, në të cilin përmenden zhvendosja e ndriçimit publik dhe riasfaltimi i disa rrugëve ekzistuese.

Për këto, banorë të komunitetit serb nuk kanë dashur të flasin para kamerës, vetëm kanë thënë se janë të kënaqur me investimet e komunës në vendbanimet e tyre.

Por, këtë e quan diskriminim opozita në Shtërpcë.

Asamblisti nga Nisma, Rifat Rrustemi, thotë se investimet në këtë komunë po bëhen në baza etnike.

Ndërsa, nënkryetari për komunitete, Fikri Hasani, ka thënë se këto ankesa janë të pabazuara pasi që, sipas tij, këtë vit janë ndarë mjete për investime në tri fshatra shqiptare për asfaltimin e rrugës, e njëri prej tyre është edhe Izhanci.

Buxheti total i kësaj komune për këtë vit është 3 milionë euro.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat