Aksidenti në Duhël, Muharremaj ngushëllon familjet e të vdekurve

Kosova

Aksidenti në Duhël, Muharremaj ngushëllon familjet e të vdekurve

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Duhël të Suharekës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku sipas Policisë kanë humbur jetën tre persona.

Menjëherë  në vendin e ngjarjes ka dalë  edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj.

Sipas tij të vdekurit janë dy nga Prishtina, dhe një nga Lipjani.

Muharremaj i ka ngushëlluar familjet e të vdekurve ndërsa dy të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Postimi i Muharremajt në Facebook:

Sapo jam njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë kam shkuar në vendin e ngjarjes.

3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, ku po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura.

Familjarëve ju shprehim ngushëllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat