Këta janë dy të vdekurit në aksidentin në Duhël

Kosova

Këta janë dy të vdekurit në aksidentin në Duhël

Nga: A.M. Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari I Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për  vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e miqtë e viktimave.

Postimi i plotë:

NGUSHËLLIME ?

Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.

Ky lajm i trishtë dhe i dhëmbshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe miqve.

Le të jet kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni.

                                          

Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat