Shoferi i autobusit urban në Prishtinë ia ngritë udhëtarit gishtin e mesit

Kosova

Shoferi i autobusit urban në Prishtinë ia ngritë udhëtarit gishtin e mesit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autobusët urban të cilët po qarkullojnë anembanë qytetit të Prishtinës, të gjithë i pritën me padurim, me shpresën se do të përfundoj ankthi që përjetohej në autobusët e vjetër.

Pavarësisht se në pamje autobusët janë të bukur kurse brenda komod, një qytetar nuk është i kënaqur me shërbimin.

Një qytetar ka treguar, ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur sot rreth orës 19:45 derisa po udhëtonte me urban.

Udhëtari që hypi në autobusin e linjës 3 në Lagje të Spitalit, rruga për Matiqan, tregon sjelljen e pahijshme të shoferit të autobusit.

“I thash me ma nal pa stacion se e kam larg stacionin, tha jo. Kur i thash prej lagjes spitalit 7 vena e ke nal pa stacion edhe plus ne zebra ku kalojnë kalimtarët rrugën aty e nalke, tha ty sta nali. Dola un prej autobusit edhe e mora telefonin me fotografu shiko qysh ma qet gishtin”, ka thënë ky qytetar.

Në foto shihet shoferi i cili ia ngriti udhëtarit gishtin e mesit, veprim ky ofendues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat