7 vjet pa u zbardh vrasja e biznesmenit pejan, Sali Kastrati

Kosova

7 vjet pa u zbardh vrasja e biznesmenit pejan, Sali Kastrati

Më: 16 mars 2019 Në ora: 22:04

Një vrasje që ka ndodhur në Pejë shtatë vjet më parë nuk u zbardh asnjëherë. Familjarët kanë dyshime tek autoritetet e këto të fundit thonë se janë të hapura për çdo informatë.

Kastriot Kastratit nga Peja ende nuk i është shuar mërzia për humbjen e babait.

Biznesmeni Sali Kastrati i njohur edhe si Sali Dukati vdiq pas plagëve të marra në atentatin që iu bë në prag të shtëpisë në prill të vitit 2012 e që ishte i katërti me radhë brenda një muaji.

Më pas e bija Besarta ishte dënuar me 29 vjet për vrasjen e Fidan Shabiut derisa hakmarrja për babanë ishte përmendur si motiv i mundshëm.

Por Kastrioti që e mohon këtë versionin e fundit thotë se drejtësia për rastin e të atit ende nuk ka shkuar në vend.

Për këtë po fajëson organet kompetente.

Ai thotë se është injoruar nga organet e drejtësisë kur ka kërkuar nga to që të merren me rastin.

Toka me vlerë milionëshe si dhe dyqani i arit që gjenden në qendër të Pejës që i posedon familja Kastrati sipas Kastriotit janë arsyet kryesore pse bandat e shumta i kanë kërkuar haraç që nga paslufta.

Po thotë se këtë e kanë bërë persona të njohur të cilët edhe po e stopojnë zbardhjen e vrasjes.

Por këta po e mohon Prokuroria Themelore e Pejës. Në përgjigjen e këtij emisioni thuhet se janë intervistuar shtatë persona ndër ta edhe bashkëshortja e të ndjerit.

Megjithatë për këtë rast nuk ka pasur asnjë aktakuzë ani se në fillim një person ka qenë i paraburgosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat