Policia jep detaje për përleshjen mes dy shqiptarëve dhe një serbi në Bardhosh

Kosova

Policia jep detaje për përleshjen mes dy shqiptarëve dhe një serbi në Bardhosh

Më: 17 mars 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Dje rreth orës 16:20 në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave të nacionalitetit shqiptar dhe një serbi.

Kjo mosmarrëveshje ka rezultuar me një përleshje, ku personat e përfshirë janë shoqëruar në Polici për të sqaruar rastin, si dhe është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka sqaruar këtë rast.

“Sot me 16.03.2019, rreth orës 16:20 është pranuar informata se në fshatin Bardhosh-Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje/rrahje në mes disa personave të dy nacionaliteteve, shqiptarë dhe serbë. Njësitet kompetente të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë dhe kanë arritë në atë lokacion, ku edhe kanë takuar palët e përfshira.  Sipas informacioneve fillestare dy (2) shqiptar dhe një (1) serb ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila ka rezultuar me një përleshje të qastit. Personat e perfshirë janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në komunikatën e Policisë. Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlersimin se përleshja ka qenë e qastit, përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme. Duke marr parasyshë rëndësinë e plasimit të drejtë dhe të saktë të informacioneve, Policia e Kosovës ka ndërmarr me kohë të gjitha veprimet e saj ligjore konform procedurave dhe autorizimeve të parapara ligjore.  Policia e Kosovës vazhodon të jetë e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat