Rekordi i Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK: Operuan 42 pacientë brenda 5 dite

Kosova

Rekordi i Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK: Operuan 42 pacientë brenda 5 dite

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:24
Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK

Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK kanë thyer rekordet për sa i përket numrit të operacioneve. Ata kanë realizuar 42 operacione brenda vetëm 5 dite. Drejtori i Klinikës thotë se kjo u mundësua edhe fal anesteziologëve

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK është shënuar numër rekord i realizimit të operacioneve brenda pesë ditëve punë. Kirurgët e fëmijëve nga dita e hënë më 11 mars deri të premten më 15 mars, kanë realizuar 42 operacione.

Këtë numër të operacioneve e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës, Dr. Murat Berisha. Ai ka treguar se shumica e operacioneve kanë qenë elektive, por ka pasur edhe urgjente.

“Në klinikën e Kirurgjisë së Fëmijeve prej datës 11.03.2019 deri sot janë operuar 42 pacientë. 28 raste kanë qenë raste elektive (jo urgjente) dhe 14 kanë qenë raste urgjente”, ka thënë Murati.

Sipas tij, kjo punë e madhe që është bërë në klinikë është mundësuar fal bashkëpunimit ndërmjet kirurgëve dhe anesteziologëve.

“Kjo punë është shembull i mirë i bashkëpunimit të mirë mes kirurgëve të fëmijëve dhe anesteziologëve”, ka thënë Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat