Zbulohet arsyeja pse vëllau vrau vëllanë në Suharekë

Kosova

Zbulohet arsyeja pse vëllau vrau vëllanë në Suharekë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua, poashtu familjare e tyre.

Mësohet se (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç.

Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat