Flet avokati i rreshterit që u arrestua për vrasjen e të riut në Suharekë

Kosova

Flet avokati i rreshterit që u arrestua për vrasjen e të riut në Suharekë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 21:21
Rreshteri që u arrestua

Një person u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një Kazion në Suharekë.

Dyshimet e para ishin se personat që grabitën Kazinon vranë J.A 34 vjeçar.

Por gjithçka ndryshoi kur Policia mbajti një konferencë për vrasjet që ndodhën sot në Suharekë, e prej aty u bë e ditur se i dyshuar për vrasjen e J.A është rreshteri policor Sh.S.

Rreth kësaj çështje media ka kontaktuar me avokatin Emrush Kastrati, i cili po mbron rreshterin.

“Klienti im është ndalë për 48 orë dhe është suspenduar nga puna.Sh.P nuk e ka pranuar vrasjen dhe gjatë bastisjes i është marrë vetëm arma zyrtare, prova tjera nuk janë gjetur”.

“Policia dyshonte se Sh.S pamjet e ngjarjes i mbante të fshehura në bagazhin e makinës, në praninë time i është kontrolluar makina dhe nuk kanë gjetur asgjë”.

“Unë dua të besoj në pafajësinë e tij pasi nuk janë gjetur prova inkriminuese deri tani, për më vonë pres rezultatet e hetuesisë”, ka thënë Kastrati nëpërmjet telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat