Tash e katër muaj, komunat e Kosovës veriore pa kryetar: Haradinaj pa asnjë zgjidhje

Kosova

Tash e katër muaj, komunat e Kosovës veriore pa kryetar: Haradinaj pa asnjë zgjidhje

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:11
Ramush Haradinaj

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani tash e katër muaj janë pa kryetar, kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës pas vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Vendimi nga kryetarët e komunave serbe në veri të vendit erdhi pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës, por këto dorëheqje nuk i pranoi Qeveria e Kosovës.

Që katë muaj këto Komuna kanë mbetur të bllokuara dhe duke mos marrë asnjë vendim, nga Qeveria nuk po dëshirojnë as të dërgojnë 4 Komunat në zgjedhje e as të marrin ndonjë veprim.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj pasi ka bllokuar vendin dhe po përballet me masa të reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi nuk po dëgjon kërkesat e tyre për pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut. ai tani nuk po mundet të bëjë zgjidhje që veriu i vendit t’i rikthehet normalitetit dhe zyrtarët të nisin punën në institucionet e Kosovës.

Haradinaj këto vendime të serbëve në veri vetëm i quajti si antikushtetuese, por janë bërë katë muaj që kur ka thënë janë duke e shqyrtuar këto dorëheqje në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Katër muaj, as Haradinaj as Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka marrë ende vendim për kryetarët e dorëhequr të komunave veriore.

Kjo çështje tani në veri po shihet si një situatë delikate, pasi tani situata është përkeqësuar edhe më shumë në veri me dorëheqjet e kryetarëve të komunave.

Pavarësisht se asamblistët komunal nuk mbajnë seanca dhe kryetarët e komunave nuk dalin në vendin e punës ata vazhdojnë të marrin paga të rregullta nga buxheti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat