Ruajtja e mjedisit, lansohet projekti ‘Ruje mos e gjuaj’

Kosova

Ruajtja e mjedisit, lansohet projekti ‘Ruje mos e gjuaj’

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:09
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Coca Cola HBC Kosova dhe Green Art Vendet kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin "ruje mos e gjuaj" projekt që do fillojë të implementohet nga sot deri në nëntor të këtij viti.

Një projekt të tillë e ka mirëpritur ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili tha se si ministri do mbështesin çdo projekt i cili ndihmon për një ambient më të pastër në Kosovë.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se komuna që ai udhëheqë po bëhet lidere për implementim të këtij projekti që ka synim një ambient më të pastër.

Ai po ashtu tha se duhet një angazhim më i madh për menaxhim më të mirë të mbeturinave në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Coca Cola HBC Kosova, Neritan Tira tha se qëllimi i kompanisë së tyre është mbajnë një ambient më të pastër dhe të mbështesin pushtetin lokal për një menaxhim më të mirë të mbeturinave.

Merlinda Beu Muçaj, drejtoreshë ekzekutive e Green Art Center tha se sot po lansohet një kampanjë për menaxhim më të mirë të mbeturinave që do vetëdijësojë qytetarët për rëndësinë e riciklimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat