Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani - Bota Sot
Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Kosova

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:49
Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWein 2019”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine dhe Suhareka Wine.

Gjatë kësaj kohe këto bodrume do ta kenë mundësinë që produktet e tyre t’i promovojnë para shumë blerësve ndërkombëtarë, e me këtë rast do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim për së afërmi me kompani të ndryshme në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Panairi “ProWein2019” është hapur më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...