Kalaja e Novobërdës në gjendje të rëndë - Bota Sot
Kalaja e Novobërdës në gjendje të rëndë

Kosova

Kalaja e Novobërdës në gjendje të rëndë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:01
Kalaja e Novobërdës në gjendje të rëndë

Trashëgimia kulturore në Kosovë është konsideruar se po shkon drejt rrënimit. Kështu është thënë se sot gjatë një ballafaqimi në mes të Departamentit për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore.

Gjendja e kësaj fushe kulturore sipas Këshillit për Trashëgimi Kulturore është mjaft e rëndë dhe në rrënim e sipër dhe është kërkuar të gjendet një rrugëdalje.

Isuf Koci udhëheqës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se raporti i këtij Këshilli paraqet një gjendje jo të mirë të trashëgimisë, e cila është duke u rrënuar në Kosovë.

“Fatkeqësisht, gjendja e trashëgimisë kulturore nuk është e mirë, një prej fakteve është se gjendja e Kalasë së Novobërdës është e mjeruar”, tha Koci.

 Përkundër rritjes së fondeve për trashëgiminë kulturore, Koci tha se gjendja është e mjerueshme. Sa i përket kësaj fushe, është edhe çështja e 39 kompanive ndërtimore, të cilat nuk janë të licencuara për konservim dhe restaurim.

Koci: Fatkeqësisht gjendja e Trashëgimisë Kulturore po dëshmohet që nuk është e mirë    

“Nga viti 2008 deri në vitin 2018 ndarja e buxhetit ka shkuar për trashëgimi kulturore duke u rritur, nga 1 milionë euro deri në 4 ose 5 milion në vitin 2017 respektivisht 2018. Fatkeqësisht gjendja e trashëgimisë kulturore të cilën ne e kemi paraqitë në raport dhe sot po dëshmohet që nuk është e mirë. Më lejoni ta nisi këtë argumentim me Kalanë e Novobërdës. Ne në kuadër të raportit të cilin e kemi hartuar në dhjetor, kemi konstatuar që muret vetëm kanë filluar të çahen dhe gjendja është jashtëzakonisht e keqe”, tha Koci.

Sipas Kocit, mos respektimi i trashëgimisë kulturore është potencuar edhe në Raportin e Progresit për vendin.  Koci tha se përveç që nuk po respektohet ligji, nuk ka bashkëpunim me Departamentin sa herë bëhet fjalë për financa.

Vjollca Aliu, udhëheqëse e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, tha se nuk ka pasur shkelje të Ligjit për trashëgimi kulturore, por ka pranuar se gjendja e kalasë së Novobërdës është shqetësuese.

Ndërsa, sa i për ketë kompanive, ajo pranoi se ka kompani të pa licencuara për restaurimin dhe konservimin e objekteve kulturore.

Aliu: Janë kontraktuar kompani të pa licencuara

“Sa i përket kompanive duhet më thënë që edhe ligji e njeh institucionin kompetent, personat fizik dhe juridik. Sigurisht që ka, ka edhe organizata të cilat kanë zhvilluar aktivitete në fushën e konservimit dhe restaurimit, si dhe nuk janë të licencuara, por megjithatë kur është kryer puna mirë nuk e përmend askush, por kur është parë diçka gabim, gjithsesi se krejt duhet të jemi në mbrojtje”, tha Aliu.

Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit për  Arsim dhe Kulturë, tha se është obligim të raportohet për gjendjen dhe ligjet e trashëgimisë kulturore, dhe siç tha ai në bazë të këtyre raporteve, Ministri dhe Këshill, ka shpërputhje të madhe në mes veti .

Kurteshi, ka pyetur drejtoreshën Vjollca Aliu se a është legjitim raporti i Këshillit, por nuk arriti të marrë përgjigje.

Kurteshi: A është legjitim raporti?

“Legjitimiteti i raportit është thënë se, këta që kanë sjell raportin nuk janë legjitim sepse mungon Bordi, ju tash thatë se ky dokument është legjitim për arsye se është hartuar derisa ka pasur bord. Drejtoreshë, a është legjitim raporti për dhjetë vite prej vitit 2008-2018. Po ose Jo? Nuk mundem po ose jo. Atëherë  e lëmë pa përgjigje. Pyetje më vonë keni me bërë”, tha Kurteshi.

Ndërsa, anëtari i Komisionit Driton Çaushi, tha se gjendja e trashëgimisë kulturore është e rëndë në bazë të raportit të Këshillit të Kosovës. Mirëpo, u shpreh i habitur se si Ministria e Kulturës nuk e njeh raportin për shkak që nuk ka legjitimitet Këshilli, ndërsa vet Ministria ka marrë pjesë në përpilimin e raportit.

Çaushi: Ka një shkarje nga raportimi në raportim

“Për mua është shqetësuese, se herën e fundit keni thënë që nuk e njeheni raportin për shkak se është përpiluar nga një institucion i cili s’ka legjitimitet, ndërsa sot po thoni që keni marrë pjesë në përpilimin e raportit. Mirëpo, për këtu ka një shkarje të madhe”, tha Çaushi.

Ndërsa, drejtues të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore pranuan se aktualisht nuk janë legjitim, për shkak të mungesës së Bordit, por sipas tyre raporti dhjetëvjeçare është hartuar vitin e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...