Ndihma amerikane ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e Policisë së Kosovës - Bota Sot
Ndihma amerikane ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e Policisë së Kosovës

Kosova

Ndihma amerikane ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e Policisë së Kosovës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:05
Ndihma amerikane ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e Policisë së Kosovës

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, trajnimet dhe pajisjet e ndryshme teknike dhe teknologjike të ofruara nga SHBA-ja përmes INL dhe ICITAP, kanë ndikuar në ngritjen profesionale dhe kapaciteteve të Policisë së Kosovës, në arritjen e rezultateve pozitive në fusha të ndryshme, në veçanti në atë për parandalimin dhe konfiskimin e narkotikëve.

Kështu u tha sot gjatë një takimi që ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, pati me drejtorin e Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova.

Shillova në emër të Policisë së Kosovës (PK), falënderoi Madison për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndaj Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës në vazhdimësi ka treguar rezultate pozitive në fushën e parandalimit të trafikimit të narkotikëve, përderisa në vitin 2018 ka treguar rezultate më të theksuara në arrestim, parandalim dhe konfiskimin e substancave të ndryshme narkotike e në veçanti në konfiskimin e 119 kg heroinë.

Ndërsa, ndihmës sekretarja e Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Kirsten D. Madison e ka përgëzuar drejtorin e Hetimeve të Policisë të Kosovës Riza Shillova për sukseset e tyre të treguara kohëve të fundit në luftën kundër narkotikëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...