Qasje e re në trajtimin e të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor

Kosova

Qasje e re në trajtimin e të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:10
Qasje e re në trajtimin e të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim presidentin e “Akademisë Papnore për Jetën” në Vatikan Sh.T.Z. Imzot Vincezo Paglia.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për reformën e shëndetit mendor që kthen vëmendjen te deinstitucionalizimi, për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, nga spitalet psikiatrike, në shtëpi-familje.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reformën e shëndetit mendor nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të stafeve, ndjekjen e të sëmurëve nga mjekë të specializuar nga Italia dhe mbështetje për ri-integrim e tyre në familje dhe shoqëri.

Imzot Vincezo Paglia është një prej themeluesve të komunitetit San’t Egidio dhe aktualisht drejton Akademinë Papnore për Jetën në Vatikan./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat