KMDLNj: Loja me numra shpesh kthehet si boomerang - Bota Sot
KMDLNj: Loja me numra shpesh kthehet si boomerang

Kosova

KMDLNj: Loja me numra shpesh kthehet si boomerang

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj), vlerëson se në Kosovën e pasluftës shumë është manipuluar me numra; sa për shkaqe politike dhe elektorale aq edhe për qëllime të përfitimeve materiale.

“Është manipuluar me numrin e të burgosurve, me numrin e personave që konsiderohen të zhdukur, me invalidë të luftës, me veteranë të luftës, me të vrarë e sidomos është manipuluar me numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Pas përfundimit të luftës ka qenë e vështirë të përpilohet një listë e saktë me të burgosur apo që janë marrë peng (si robër lufte) nga Serbia e që janë mbajtur në paraburgim”,  thekson KMDLNj.

Sipas këtij këshilli, lista e veteranëve të ish UÇK –së është bërë pjesë e antologjisë së mashtrimit, shpërdorimit flagrant, materialisht shumë të kushtueshëm, moralisht në kundërshtim me të gjitha vlerat morale qofshin ato edhe minimale dhe shembull shumë i keq i abuzimit me pushtetet dhe me luftën çlirimtare.

Për KMDLNj-në kategoria me të cilën është abuzuar skajshmërisht, që nga koha kur ka pasur kundërshtim me njohjen e statusit e deri më sot janë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Pa asnjë dëshmi apo listë të mbështetur në fakte është spekuluar me listën prej 20,000 viktimave të dhunës seksuale e që është keq – përdorur dhe po keqpërdoret edhe  nga politika ashtu edhe nga sektori joqeveritar”, thotë KMDLNj.

Shifra e mundshme prej 20,000 të viktimave të dhunës seksuale sipas KMDLNj-së,  atëherë edhe pritjet janë të mëdha, prandaj numri (968), i atyre që kanë aplikuar për njohje të statusit është në shpërputhje të madhe me numrin hipotetik prej 20,000 viktimave. Sidomos është në shpërputhje të madhe  numri i atyre që iu është njohur ky status.

“Kohëve të fundit Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale i është nënshtruar një kritike, sipas KMDLNj-së të paarsyeshme dhe të pambështetur në fakte, që nga komisionet përkatëse parlamentare e deri te OJQ-të që edhe vet janë pjesë e Komisionit”, thotë KMDLNj.

Sipas KMDLNj-së, nëse merren parasysh përvojat e vendeve të rajonit, Komisioni ka bërë punë të mirë për faktin se i ka trajtuar të gjitha rastet që kanë pasur fakte ndërsa , nëse ndonjë rast është vonuar apo është në procedurë është se janë kërkuar dëshmi shtesë që janë në favor të atyre që kërkojnë njohjen e statusit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...