Dega e Gjykatës Themelore të Gjakovës në Malishevë caktoi 1 muaj paraburgim për të pandehurin T.I. i cili akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” pas dhunës që ushtroi ndaj bashkëshortes së tij.
Të dielën, në shtëpinë e tyre, i pandehuri, pas një fjalosjeje, e ka goditur bashkëshorten e tij, Y.B., me grushte në fytyrë dhe shqelma në trup duke i shkaktuar lëndime.
Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkoi një muaj paraburgim për të pandehurin, kërkesë kjo që edhe u aprovua më pas nga Gjykata Themelore e Gjakovës.