Dalin detaje të reja për vrasjen në Lipjan

Kosova

Dalin detaje të reja për vrasjen në Lipjan

Më: 20 mars 2019 Në ora: 22:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë sonte në një kazino në dalje të Lipjanit.

Sipas mediave vendore  personi i cili ka humbur jetën ishte punëtor në këtë lokal kazinoje e i dyshuari për vrasje e ka qëlluar atë duke tentuar të kryejë një grabitje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë detaj për rastin në fjalë, por që duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar një punëtor tjetër në një kazino në Suharekë u vra në mënyrë të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat