Personi i vrarë në Lipjan është nga Rezalla e Skenderajit - Bota Sot
Personi i vrarë në Lipjan është nga Rezalla e Skenderajit

Kosova

Personi i vrarë në Lipjan është nga Rezalla e Skenderajit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Sonte rreth orës 20:00, një 36 vjeçar është vrarë në një lokal në Lipjan.

Sipas mediave vendore viktima është nga fshati Rezall i Skenderajt.

Rasti nga policia është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç , që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë perderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...