Tahirsylaj paralajmëron borë në këtë ditë të javës

Kosova

Tahirsylaj paralajmëron borë në këtë ditë të javës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Sot është dita e parë e stinës së pranverës. Megjithëse temperaturat nuk janë të larta në këtë ditë ku edhe përfundon stina e ftohtë e dimrit. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si çfarë moti do të kemi ditëve në vijim

Tahirsylaj thotë se deri në fund të kësaj jave moti do të jetë i pranueshëm, por me ulje të lehtë të temperaturave.

“Vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës barike e cila është duke u ulur dhe këto masa ajrore të cilat janë të pranishme kanë qenë nga Afrika Veriore, në rrugëtim e sipër janë masa që vinë nga pjesa verilindore e rajonit. Deri në fund të javës, deri në ditën e hënë do të jetë mot i pranueshëm çfarë kemi pasur gjatë javës, por me një ulje të lehtë të temperaturave. Ato minimale deri në ditën e hënë do të luhaten nga -3 gradë celsius deri në +5 gradë celsius derisa ato maksimale do të shkojnë deri në 15 gradë celsius”, thotë Tahirsylaj.

Ai shton se nga dita e hënë do të ketë prishje të kushteve të motit, ku priten edhe reshje bore.

“Nga dita e hënë kemi prishje të kushteve të motit, do të ketë rënie rapide për shkak të fushës së dobët barike apo shtypjes atmosferike. Do të ketë reshje bore dhe shiu. Reshjet e borës do të jenë të paqëndrueshme dhe kalohen. Por efekti pozitiv i këtyre reshjeve është plotësimi i kushteve hidrike të tokës. Kjo mundëson zhvillimin e bimësisë dhe përgatitjen për sezonin pranveror”, thekson Tahirsyla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat