Ismaili: Jam falënderues ndaj Italisë për trajnime për ngritje profesionale të mjekëve tanë

Kosova

Ismaili: Jam falënderues ndaj Italisë për trajnime për ngritje profesionale të mjekëve tanë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:24
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadorin ambasadorin italian, Piero Sardi, vizituan Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes një postimin në Facebook, shkruan se, ndihet jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë.

Postimi i plotë:

Me ambasadorin italian, Piero Sardi, vizituam Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve. Jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë. Vënia e bazës për nisjen e operimeve në zemër për fëmijë edhe në Kosovë, është përkushtimi ynë i përbashkët. Me miq të tillë edhe reformat në shëndetësi janë më të lehta. #BashkëeNdreqim

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat