Mustafa takon përfaqësuesit e bashkësive fetare, flasin për sigurinë - Bota Sot
Mustafa takon përfaqësuesit e bashkësive fetare, flasin për sigurinë

Kosova

Mustafa takon përfaqësuesit e bashkësive fetare, flasin për sigurinë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:38
Mustafa takon përfaqësuesit e bashkësive fetare, flasin për sigurinë

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media njofton se Ekrem Mustafa, në kudër të aktiviteteve të bashkëpunimit, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Mustafa ka vënë në pah ngritjen e mëtejmë të kulturës së respektit  mes besimeve fetare në Kosovë, si një ndër vlerat ekzistuese që vazhdojnë të kultivohen në vendin tonë në respekt të njëri tjetrit.

Ministri Mustafa ka dëgjuar nga afër shqetësimet që kanë përfaqësuesit e bashkësive fetare, duke ofruar mbështetjen e tij si ministër dhe të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë, për parandaluar çfarëdo rasti, apo incidenti që mund të cenonte sigurinë në Kosovë

“Organet e rendit janë duke bërë punë shumë të mirë në ofrimin e sigurisë së përgjithshme dhe është e rëndësishme që kjo të reflektohet në perceptimin e qytetarëve për konceptin e sigurisë, që pavarësisht çka punojnë apo përfaqësojnë të ndjehen të sigurtë”, theksoi ministri Mustafa.

Në këto takime ministri Mustafa vlerësoi angazhimin e përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë për rolin e tyre që kanë pasur në pjesëmarrje të forumeve të sigurisë në Kosovë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek qytetarët besimtarë që të mbajë vijën e besimin dhe të parandalojnë radikalizmin e mundshëm, me qëllim që më pastaj të mos reflektohet në sigurinë e tjerëve.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare vlerësuan angazhimin e ministri Mustafa dhe u shprehen të gatshëm që të jenë në dispozicion në kuadër të përgjegjësive që kanë për ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të gjithë besimtarëve në Kosovë.

Komunikimi me bashkësitë fetare identifikon nevojën për të diskutuar hapur shqetësimet dhe nevojat e dy anshme. Ky komunikim do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe besimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri dhe që të respektojnë tjetrin, pavarësisht dallimeve apo besimeve që kanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...