Fushë Kosova nesër gjashtë orë pa ujë të pijshëm - Bota Sot
Fushë Kosova nesër gjashtë orë pa ujë të pijshëm

Kosova

Fushë Kosova nesër gjashtë orë pa ujë të pijshëm

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:08
Fushë Kosova

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori Alfa i.

Këto punime po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.

Ujësjellësi Prishtina zotohet se maji do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, një pjesë e të cilëve deri më tash nuk janë furnizuar me ujë 24 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...