Fjala: Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen - Bota Sot
Fjala: Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen

Kosova

Fjala: Lojërat e fatit dhe kazinot duhet urgjentisht të mbyllen

Nga: Bota Sot Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:13
Partia Fjala

Partia Fjala ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me procedurë të shpejtë ligjore të mbyllin gjitha lojërat e fatit dhe kazinotë në Kosovë.

Në komunikatën për media thuhet se “lojërat e fatit dhe kazinot përgjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë kanë sjellë vetëm dëm dhe pasoja me fatalitet”.                    

“Ne FJALA kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me procedurë të shpejtë ligjore të mbyllin gjitha lojërat e fatit dhe kazinotë në Kosovë.

Lojërat e fatit dhe kazinot përgjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë kanë sjellë vetëm dëm dhe pasoja me fatalitet.

Lojërat e fatit dhe kazinot kanë rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike të popullatës dhe kanë qenë shkaktarë të shumë vrasjeve të të rinjëve.

Prandaj ne FJALA kërkojmë që urgjentisht të mbyllen gjitha lojërat e fatit dhe kazinot në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...