Drenasi komuna e 16-të në Kosovë me programin e vizitave shtëpiake për nëna - Bota Sot
Drenasi komuna e 16-të në Kosovë me programin e vizitave shtëpiake për nëna

Kosova

Drenasi komuna e 16-të në Kosovë me programin e vizitave shtëpiake për nëna

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:22
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë hapur sot nisjen e programit për vizita shtëpiake për nëna dhe fëmijë edhe në këtë komunë.

Në këtë mënyrë, Drenasi bëhet komuna e 16-të në Kosovë ku fillon programi i vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë prej 0 deri në 3-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ky program do të ketë mbështetjen e duhur që të shtrihet në të gjithë Kosovën, pasi ndihma që u ofrohet nënës dhe fëmijës garanton përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përgëzoi ministrin Ismaili dhe UNICEF-in për zhvillimin e këtij programi.

“Kjo është një politikë dhe një strategji, për të cilën e përgëzoj ministrin Ismaili, i cili është duke bërë mirë punën e vet. Është e rëndësishme që kemi filluar reformat në sektorin e shëndetësisë. Nuk ka qenë e lehtë të bëhen ndryshimet e deritashme, qoftë në përmirësimin e kushteve të punës, qoftë në përmirësimin e kushteve materiale të stafit shëndetësor”, tha Veseli.

Drejtori i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se vizioni i UNICEF-it është që çdo fëmijë të ketë jetë të shëndetshme dhe pastaj edhe arsim më të mirë.

“Ky program ka për qellim që secila grua shtatzënë dhe secila që ka lindur fëmijë, t’i kenë gjatë dy viteve shtatë vizita të mjekëve në shtëpitë e tyre. Gjatë vitit 2018 në mbarë komunat ku e realizojmë këtë projekt, janë kryer mbi 15 mijë vizita në shtëpi”, tha Sahin.

Ndryshe, gjatë vitit 2018 janë realizuar mbi 15 mijë vizita në shtëpi, me synimin që numri i tyre të rritet këtë vit.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...