I jepet lamtumira e fundit të vrarit në Lipjan, familja hap të pamën - Bota Sot
I jepet lamtumira e fundit të vrarit në Lipjan, familja hap të pamën

Kosova

I jepet lamtumira e fundit të vrarit në Lipjan, familja hap të pamën

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:08
I është dhënë lamtumira e fundit, Florent Ahmetajt, të vrarit në një kazino në Lipjan.

Është hapur e pamja për të 36 vjeçarin nga Rezalla e Skënderajt, i cili ishte vrarë mbrëmë në një kazino në Lipjan. Familjarë të tij thanë  se Florenti nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Ndërkaq dorasi i vrasjes së tij është akoma në arrati.

I është dhënë lamtumira e fundit, Florent Ahmetajt, të vrarit në një kazino në Lipjan.

Deri te vrasja e tij, ka ardhur pas një grabitje që ka ndodhur në një kazino, ku punonte tashmë i ndjeri.

E tash, në shtëpinë e tij në Rezallë të Skenderajt, janë hapur të pamen.

Familjarë të tij të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, i thanë RTV Dukagjini se Florent Ahmetaj nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Kazino ku punonte prej pesë vitesh, ishte e një të afërmit të Florentit.

Ai ishte edhe një koleg i mirë. Këtë e tha pas kamerave edhe një punëtorë i kazinos të cilën punonte i ndjeri. Duke mos dashur të flas para kamerës, ai tha se  në momentin kur u sulmua kjo pikë e kazinos, ai nuk ishte prezent.

I dyshuari për këtë vrasje, është ende në arrati.

Vrasja e Florent Ahmetajt, është e dyta që ka ndodhur brenda pak ditëve në kazino. Para pak kohësh, një rast i tillë ndodhi në Suharekë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...