Çfarë ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çfarë ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çfarë ndodhë sot në Kosovë?

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:04
Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon konferencën e rishikimit vjetor të planit strategjik të arsimit të Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Raportit të Monitorimit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës 2018”. (Qendra Orion, ora 10:00)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (“ABC Group”, Gjilan, ora 10:00)

MPH shënon Ditën Ndërkombëtare të Ujit  dhe Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë. (Afër  Liqenit të Batllavës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, 10:30)

Ambasada e Francës në Kosovë, Klubi afarist, France Albanie Bussiness në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë do të organizojë simpoziumin lidhur me investimet në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:45)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshmen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
Mbahet debati publik me qytetarë lidhur me “Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit”. (Shtëpia e Bardhë nw Prizren, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në segmentin e ri, Lum Madh-Gojbule. (Fshati Lum Madh i Vushtrrisë, ora 12:00)

Komuna e Prishtinës mban konferencë. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 13:30). Aleanca Franceze në Prishtinë mban Konferencë. (Ora 19:00) . 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...