Kapen qindra kilogramë barna ilegale - Bota Sot
Kapen qindra kilogramë barna ilegale

Kosova

Kapen qindra kilogramë barna ilegale

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:33
Ilustrim

Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve ad-hoc të kryera mbrëmjen e kaluar në tre subjekte farmaceutike private ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale.

Pas marrjes së informatës nga Njësia Hetuese e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, se në një subjekt (garazh) privat dyshohet se ka barna ilegale, IF ka organizuar tre ekipe inspektorësh dhe me asistencë të Policisë së Kosovës ka kryer inspektimet në vendet e dyshuara për mbajtje të barnave ilegale.  

Gjatë inspektimit, inspektorët kanë gjetur qindra kilogramë barna ilegale të grupeve të ndryshme farmaceutike. 

Po ashtu, janë gjetur barna pa banderola, por me hyrje të rregullta (leje për autorizim), si dhe barna me banderola të Serbisë, etj.

Të gjitha këto barna janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik dhe me to do të procedohet sipas legjslacionit në fuqi.

Inspektorati Farmaceutik mbetet i përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të tij, me qëllim që në tregun farmaceutik të Kosovës të qarkullojnë produkte të sigurta për përdorim të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...