Fillon ndërtimi i rrugës për Mitrovicë

Kosova

Fillon ndërtimi i rrugës për Mitrovicë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:54
Fillon ndërtimi i rrugës për Mitrovicë

Është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me këtë projekt po përfundon një nga rrugët më strategjike të vendit. Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi.

"Më vjen shumë mirë që pas një periudhe kohore të pritjes më në fund jemi në ditën e nisjes. Po nisim me pjesën e ndërtimit të segmentit të tashëm, por që këtë vit vetëm i ofrohemi Mitrovicës. Dihet se nuk do të ketë ndërprerje dhe do të vazhdojë deri në Mitrovicë. Është një nga rrugët më strategjike të vendit, po ashtu është një arterie që mund të lidh vendin me ekonominë e Serbisë e të vendeve tjera. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne do t’i përfundojmë përgjegjësitë, do të hapim rruga. Po ashtu i bëj  thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na ndihmojnë në atë që nuk është në kapacitetin tonë, që të arrihet një marrëveshje me Serbinë , tha ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se po ndërtojnë rrugë që i lidhin qytetarët.

"Nuk ka diçka më të lumtur kur Qeveria e Kosovës investon në faktorin e zhvillimit ekonomik. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur ne po ndërtojmë rrugë që i lidhin qytetet. Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që të ndërtojmë rrugë me standarde evropiane. Ne jemi të përkushtuar që në çdo hapësirë të Kosovës të jemi dhe të mbështesim kërkesat e qytetarëve", tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se vonesa në ndërtimin e kësaj rruge qytetarëve u ka shkaktuar shumë probleme.

"Sot është një ditë e gëzuar për qytetin e Vushtrrisë, qyteti më i vjet po bashkohet me autostradë me Prishtinën. Vushtrria dhe qytetarët e saj janë të njohur si njerëz punëtor dhe kanë pasur vështirësi lëvizje në këtë aks rrugor. Kërkesa ime e vetme është që kjo rrugë të përfundojë në afatin ligjor dhe të mos kemi vonesa. Nga ana e komunës do të ofrojmë çdo mbështetje për këtë projekt", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat