Kosova me sasi të pamjaftueshme të ujit dhe ndotje të tij

Kosova

Kosova me sasi të pamjaftueshme të ujit dhe ndotje të tij

Nga: Bota Sot Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:30
Ilustrim

Në ditën botërore të ujit, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) vlerëson se Kosova ka sasi të pamjaftueshme të ujit, veçanërisht atij të pijshëm, si dhe ndotje nga shkarkimi i ujërave të patrajtuara dhe hudhjes se mbeturinave. Prandaj QPA kërkon nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, sidomos në sezonën e pranverës dhe verës kur nevojat për ujë të pijshëm janë më mëdha. Ndërkaq nga autoritetet shtetërore kërkohet që monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm të bëhet edhe tek konsumatori e jo vetëm në pishina.

Të dhënat nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) thonë se 1.6 milion banorë marrin shërbimet e ujësjellësit ndërsa pjesa tjeter e banorëve, kryesisht në zonat rurale kanë ujësjellës të veçantë apo sisteme individuale, të cilat nuk menaxhohen nga ofruesit e shërbimeve.

Megjithëse Ujesjellësi Rajonal i Prishtinës ka dy laboratorë të cilët bëjnë analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e pijnë këtë ujë për shkak të dyshimit për cilësinë e tij. Një nga dyshimet është edhe vjetërsia e një pjese të gypave nga të cilët bëhet furnizimi me ujë.

Ndotjes së ujit po i kontribuojnë edhe kanalizimet, shkarkimet e patrajtuara, mbeturinat e rrezikshme minerare, si dhe deponitë industriale. Prandaj QPA edhe një herë thekson rëndësinë e trajtimit sa më të shpejtë të mbeturinave dhe kanalizimeve apo ujërave të patrajtuara, me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat