Ministria e Bujqësisë përkrahë projektet bujqësore në Komunën e Obiliqit

Kosova

Ministria e Bujqësisë përkrahë projektet bujqësore në Komunën e Obiliqit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:41
Foto nga takimi

Ministrja Dijana Zivic, gjatë takimit që pati me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019, dhe për skemat e reja të mbështetjes.

E para e dikasterit të Bujqësisë, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Ndërkaq kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren për mbështetjen që Ministria e Bujqësisë ka dhënë në vazhdimësi për këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë, njofton Ministria e Bujqësisë.

I pari i Komunës së Obiliqit e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat