Fundjava me diell, nga java e ardhshme shi e mundësi për borë - Bota Sot
Fundjava me diell, nga java e ardhshme shi e mundësi për borë

Kosova

Fundjava me diell, nga java e ardhshme shi e mundësi për borë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Anticikloni mbi Europën Qendrore dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen gjatë fundjavës mbi rajonin tonë, që do të kushtëzojnë mot të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Mot i ngrohtë, pritet të mbajë edhe ditën e hënë, e nga dita e martë një front i ftohtë që do të kaloj mbi rajon do të sjellë mot më të ftohtë, me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Në orët e mbrëmjes kohëpaskohe mund të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

23.03 – Butë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

23.03-24.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

25.03 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

26.03 – Ftohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2C deri në 5C; e maksimale nga 17C deri në 20. Në fillim të javës së ardhshme minimalet do të pësojnë rënie deri në 0C, e maksimalet deri në 9C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...