Moti gjatë vikendit në Kosovë - Bota Sot
Moti gjatë vikendit në Kosovë

Kosova

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Gjatë vikendit vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 1-3  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19  gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe juglindja. Java tjetër paraqitet me kushte tjera atmosferike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, reshje të pakta shiu dhe erëra mesatare deri të forta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...