Mbyllen 222 lokale të lojërave të fatit - Bota Sot
Mbyllen 222 lokale të lojërave të fatit

Kosova

Mbyllen 222 lokale të lojërave të fatit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Mbi 200 lokale të lojërave të fatit janë mbyllur pas aksionit të Policisë në gjithë vendin. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të fatit, një tavolinë rolet, 32 mijë e 441 euro, 850 dollarë dhe 150 Franga

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, aksioni për mbylljen e këtyre lokaleve ka përfunduar pak minuta para mesnatës dhe pa ndonjë incident.

“Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj ka njoftuar dje se është përgatitur ligji, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...