Varroset 27 vjeçari nga Dragashi që ishte rrëzuar nga kali

Kosova

Varroset 27 vjeçari nga Dragashi që ishte rrëzuar nga kali

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:58
Pamje nga varrimi

Është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Bresanë të Komunës së Dragashit, 27 vjeçari Muhamer Mustafa i cili ndërroi jetë dje aksidentalisht teksa po ushtronte me kalin e tij në vendin e quajtur ‘Mejdan’.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës i riu kishte gjetur vdekjen pasi ishte rrëzuar nga kali.

“Aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 27-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët e renda ka ndërruar jetë në fshatin Buzez”, ka thënë Policia e Kosovës të premtën.

Mustafa ishte një djalosh i apasionuar pas sportit të hipizmit, për të cilin kishte ushtruar për dhjetë vite me radhë.

Muahmeri kishte qenë i martuar, dhe priste që shumë shpejtë të bëhej edhe baba.

Në ceremoninë e varrimit të tij, kanë marrë pjesë një numër i lartë njerëzish, të cilët ia kanë dhënë lamtumirën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat