Protesta kundër gurthyesit, Banorët e Çirezit: Mos na vrisni

Kosova

Protesta kundër gurthyesit, Banorët e Çirezit: Mos na vrisni

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:37
Protesta

Në Çirezë të Skenderajt, për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë duke protestuar kundër punës së gurthyesve atje.

Me pankartat “Na e ndotët ujin”, “Mos na vrisni”, “1998 is back”, dhjetëra qytetarë kanë qëndruar në rrugë afër këtij gurthyesit, duke kërkuar revokimin e lejes së punës.

Kërkesën për revokim të këtij gurthyesi ia kanë dorëzuar edhe ministrit të Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshit, mirëpo nga ai nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat