20 vjetori i ndërhyrjes, objekti i Qeverisë mbulohet me flamurin e NATO-së

Kosova

20 vjetori i ndërhyrjes, objekti i Qeverisë mbulohet me flamurin e NATO-së

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:19
Objekti i Qeverisë

Në Kosovë është shënuar 20 vjetori i ndërhyrjes humanitare të NATO-së, kundër spastrimit etnik të Serbisë.

Për nder të kësaj dite, objekti i Qeverisë është mbuluar me flamurin e NATO-s.

Në këtë përvjetor është kujtuar ndërhyrja e NATO-s si një veprim i ligjshëm kundër krimeve të Serbisë që po i bënin në Kosovë drejt një populli të pafajshëm.

Me këtë rast, edhe Haradinaj i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoleberg, duke thënë se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat