Moti sot me diell

Kosova

Moti sot me diell

Më: 24 mars 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Mot i ngrohtë, pritet të mbajë edhe ditën e hënë, e nga dita e martë një front i ftohtë që do të kaloj mbi rajon do të sjellë mot më të ftohtë, me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira.

Në orët e mbrëmjes kohë pas kohe mund të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

24.03-24.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

25.03 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

26.03 – Ftohtë, pjesërisht vranët.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale që do të luhaten nga 2C deri në 5C; e maksimale nga 17C deri në 20. Në fillim të javës së ardhme minimalet do të pësojnë rënie deri në 0C, e maksimalet deri në 9C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat