I mbijetuari i dhunës së forcave serbe kujton nisjen e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë

Kosova

I mbijetuari i dhunës së forcave serbe kujton nisjen e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:26
Foto ilustruese

Në mesin e shumë shqiptarëve të plagosur natën e 24 marsit të vitit 1999 i shtrirë në spitalin e Prishtinës ishte edhe Nexhmi Azemi.

Azemi kur kthehet 20 vjet pas, atë mbrëmje e kujton si të kobshme, por thotë se u kthye në natë gëzimi.

Ai rrëfen tronditjen që e kishin përjetuar kur kishin dëgjuar krismat, të cilat nuk e dinin se nga kush vinin.
Fatin e Azemit që t’u mbijetojë plagëve, nuk e kishte edhe vëllai i tij, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe.

Pas natës së parë të bombardimeve të NATO’s, forcat serbe kishin nisur ashpërsimin e sulmeve ndaj popullatës civile shqiptare.

Mëngjesin e 25 marsit, ata vranë 15 persona vetëm në qytetin e Podujevës, ku dy nga ta, vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet e NATO’s, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë shqiptarë, derisa rreth 1 mijë e 600 persona ende janë të zhdukur./Ktv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat