Nis rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçani

Kosova

Nis rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçani

Më: 25 mars 2019 Në ora: 13:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Deçanit ka filluar largimin e lokaleve të cilat do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësohet zgjerimi i rrugës kryesore të qytetit.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, i shoqëruar më bashkëpunëtorë e edhe me kompaninë e kontraktuar, sot kanë filluar largimin e këtyre lokaleve nga qendra e qytetit.    

Pronarët e këtyre lokaleve thuhet të jenë njoftuar me kohë, ndërsa edhe Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme për shpronësim.

Ramosaj ka thënë se po veprojnë konform ligjit.

Në vitin 2018  më dt.01.08.2018  në bazë të një vendimi preliminar më numër protokolli 23181 dhe në mbështetej të nenit 92 paragrafi 4 dhe neni 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , neni 4,9,10 dhe nenit 45 të Ligjit  nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra më Ligjin  Nr.03/L-205, duke u bazuar në kompetencat e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Kryetari i komunës , me dt.31.07.2018 mori këtë  vendim preliminar ku miratohet  shpronësimi për interes publik të Komunës së Deçanit i lokaleve dhe pronës –tokës së paluajtshme  të pronareve  dhe zotëruesve të interesit  të cilat preken nga Ndërtimi i Qendrës së Qytetit, sipas tabelës të përshkruar  nga evidencat kadastrale përkatëse  për titullarët e lokaleve dhe të pronës të paluajtshme, pozitën e tyre  në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre . Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 10 ditëve ku edhe është bërë publikimi në faqen zyrtare dhe në gazetën zyrtare. Këtij vendimi nuk u janë përgjigje pronaret e lokaleve të cilët kanë konsiderua së u është ber e pa drejtë.

Më dt.11.03.2019 Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit Hapësinorë  dhe Mbrojtje të Mjedisit ka nxjerrë një vendim për rrenim më numër protokolli 7504 ku është bazuar edhe në vendimin përfundimtar  02.Nr.39154 të dt.31.12.2018 si në dispozitat e këtij vendimi .

“Mos respektimi i këtij vendimi do të ketë për pasojë rrënimin e objektit me masa administrative nga ana e organeve Komunale të autorizuara. Kundër këtij vendimi palët kishin të drejt ankese në afat kohor brenda 7 ditëve. Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat e një pas njëshme Drejtoria e Inspeksionit më datë 20.03.2019 kishte njoftuar kryetarin e komunës, pronarët e lokaleve, policinë e Kosovës së më datë 25.03.2019 ( e hënë) bashkë më kompaninë e kontraktuar do të rrënojnë lokalet në qendër, me vet faktin se këto lokale janë shpronësuar dhe të gjitha afatet ligjore janë kaluar”, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat