Reçica: Ndëshkimi trupor dhe dhuna ndaj fëmijëve nuk duhet toleruar

Kosova

Reçica: Ndëshkimi trupor dhe dhuna ndaj fëmijëve nuk duhet toleruar

Nga: A.SH Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:09
Skender Reçica

Gjatë lansimit të fushatës së “Save the Children dhe "Syri i Vizionit” ishte pjesëmarrës edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ku ndër tjera tha se, kjo dukuri kërkon një qasje multidisciplinare, duke filluar nga mentaliteti i shoqërive në të cilën jetojmë, në aspektin shëndetësor, edukativ por gjithashtu edhe aspektin social dhe të mirëqenies.

Ai përmes facebok shkruan se, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi në parandalimin e kësaj dukurie.

Postmi i plotë:

Ndëshkimi trupor dhe dhuna ndaj fëmijëve nuk duhet toleruar

Gjatë lansimit të fushatës së “Save the Children dhe "Syri i Vizionit” për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve theksova se kjo dukuri kërkon një qasje multidisciplinare, duke filluar nga mentaliteti i shoqërive në të cilën jetojmë, në aspektin shëndetësor, edukativ por gjithashtu edhe aspektin social dhe të mirëqenies.

Fëmijët që i ekspozohen ndëshkimit trupor dhe dhunës përballen me pasoja të shumta fizike e mentale, andaj, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi në parandalimin e kësaj dukurie.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat