Ministria e Infrastrukturës financon rrugën A në kryeqytet

Kosova

Ministria e Infrastrukturës financon rrugën A në kryeqytet

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

MIT për vitin 2019-të, do t’i ofrojë mbështetje financiare Komunës së Prishtinës në vlerë 1 milion e 83 mijë e 591 euro,për realizimin e dy projekteve.

Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës A, që do të mbështetet me 800 mijë euro, ndërsa për dy vitet në vijim, janë planifikuar edhe gjashtë milionë euro, deri në përfundimin e kësaj rruge.

Ndërkaq projektin e dytë që do ta financoj Ministria e Infrastrukturës, është ndërtimi i rrugës Rambaja – Hajvali, në vlerë prej 283 mijë e 591 euro.

I pari i Infrastrukturës, e siguroi kryetarin Ahmeti, se “mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë për kryeqytetin dhe se projektet pjesë e këtij memorandumi, janë të planifikuara në aspektin financiar deri në përfundimin e plotë të tyre”, njoftoi Ministria e Infrastrukturës përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq numri një i Prishtinës, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetje të këtyre projekteve me rëndësi për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës, tha se “komuna do të jetë e kujdesshme në realizimin e projekteve të financuara nga MIT-ja dhe se do të respektohen të gjitha parametrat teknike dhe afatet kohore të parapara për këto projekte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat