Ambasada pa staf të mjaftueshëm, pritjet të paevitueshme - Bota Sot
Ambasada pa staf të mjaftueshëm, pritjet të paevitueshme

Kosova

Ambasada pa staf të mjaftueshëm, pritjet të paevitueshme

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:20
Foto

Pritjet shpeshherë zgjasin edhe për orë të tëra, për të bërë aplikimin për vizë.

E meqë ka aplikues të shumtë, stafi në Ambasadën Gjermane nuk mjafton.

Në një përgjigje nga kjo ambasadë njoftojnë se do të punësojë edhe më shumë staf.

Më tutje, nga kjo ambasadë tregojnë që deri në vitin 2018 kanë lëshuar deri në 38 mijë viza.

E për punë në ambasadën e Gjermanisë kanë aplikuar shumë të rinj.

Pasi që kjo e fundit edhe ka bërë kërkesë për punësime sezonale njofton U.D i drejtorit të Agjencionit për punësim.

Sipas Muhamet Klinakut, mes Kosovës dhe vendeve evropiane nuk ekziston asnjë marrëveshje për punësime.

Klinaku, thotë se janë rreth 95 mijë persona të regjistruar si punë kërkues në Kosovë, numri i të cilëve ka ndryshuar përgjatë viteve.

Ndërkaq, sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm për pesë vite, mbi 170 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...