Mbi 2500 zyrtarë me pasuri “sekrete

Kosova

Mbi 2500 zyrtarë me pasuri “sekrete

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:09

Mbi 2 mijë e 500 zyrtarë të lartë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ndonëse afat ligjor kanë vetëm deri në fund të kësaj jave.

Në listën e zyrtarëve që duhet ta deklarojnë pasurinë në AKK janë rreth 5 mijë vetë, përderisa bëhet e ditur se deri më tani obligimin ligjor e kanë kryer mbi 2 mijë zyrtarë.

“Numri i zyrtarëve të lartë publikë që e kanë për obligim deklarimin e pasurisë gjatë muajit mars të këtij viti është 4839. Deri më tani pasurinë e kanë deklaruar mbi 2000 zyrtarë të lartë publikë”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit thonë se sipas praktikave nga vitet e kaluara zyrtarët publikë zakonisht presin ditët e fundit për ta deklaruar pasurinë ndonëse për ta bërë një gjë të tillë i kanë në dispozicion vetëm edhe katër ditë pune, përkatësisht deri këtë të premte./Zëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat