Shërbyesit civilë në UP nuk po i marrin pagat me rritje - Bota Sot
Shërbyesit civilë në UP nuk po i marrin pagat me rritje

Kosova

Shërbyesit civilë në UP nuk po i marrin pagat me rritje

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:48
Foto

Por, kanë kaluar 8 vjet, që shërbyesit civilë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” nuk e marrin pagën me këtë rritje.

Ata patën mbajtur edhe greva, kanë bërë padi në Gjykatë, ndërsa tani çështja e tyre është në Gjykatën e Apelit.

Punëtorët e administratës së Universitetit të Prishtinës, ende nuk e kanë të qartë se pse vetëm ata nuk e marrin pagën me rritje me vendim të Qeverisë së vitit 2011.

Ata patën kërkuar sqarime nga udhëheqësit e Universitetit dhe siç thuhet, universiteti e mori atë vendim me arsyen se këta punëtorë janë staf jo akademik.

Në sqarimin e Ministrisë së Administratës Publike, që e ka siguruar Radio Kosova, punëtorët e administratës në Universitet, janë shërbyes civilë, por edhe pas kësaj, nuk u ndërmor asgjë.

Shaban Dulahu, zyrtar i lartë për studime të doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, tha për Radio Kosovën se pas kësaj, kanë filluar grevat e punëtorëve të administratës, e më pas shërbyesit civilë të këtij fakulteti kanë bërë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Kur e kanë marrë opinionin, se ne jemi shërbyes civilë, nuk është dashur të ketë më asnjë dilemë, është dashur të veprohet konform opinionit ligjor, respektivisht vendimit të Qeverisë, i cili deri sot nuk është zbatuar. Morëm njëherë një aktgjykim nga Gjykata Themelore, që është aprovuar kërkesë-padia jonë, me të cilin obligohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, që të veprojë të detyrojë punëdhënësin të na paguajë këtë rritje prej 30 për qind. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës edhe pas aktgjykimit në vitin 2016, e refuzoi kërkesën e punëtorëve të administratës, duke deklaruar se nuk janë respektuar afatet ligjore për ankesë dhe u është dhënë këshillë juridike që ata t’i drejtohen përsëri gjykatës”.

Radio Kosova ka kërkuar një përgjigje nga Këshilli Mbikëqyrës, por këshilli nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Më pas, është bërë përsëri ankesa në Gjykatën Themelore në Departamentin për administratë dhe aktgjykimi ka dalë para dy muajsh.

Radio Kosova ka siguruar edhe këtë vendim, ku thuhet se refuzohet si e pabazuar padia e punëtorëve të administratës, me arsyetimin se nuk është bërë ankesa brenda afateve ligjore.

Dulahu tha se ky aktgjykim nuk qëndron, pasi, siç tha ai, kjo është një e drejtë e fituar me vendimin e Qeverisë.

“Sipas mendimit tim, ka qenë e drejtë e fituar e cila asnjëherë nuk humbet. Ne atë të drejtë nuk e kemi fituar nga Universiteti, por e kemi fituar nga Qeveria e Kosovës. Ne nuk kemi kërkuar asnjë shtesë që është jashtë pagës bazë, por vetëm 30 për qind të pagës bazë, e cila nuk na është dhënë asnjëherë.”

Sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi, thotë se është e vërtetë që në vitin 2011, punëtorët e administratës së Universitetit të Prishtinës, nuk janë përfshirë në rritje të pagave.

“Arsyet e sakta nuk i di, sepse nga nëntori i vitit 2010 deri në nëntor të 2012 nuk kam qenë në pozitën e sekretarit të përgjithshëm. Me datë 24.3.2014, ju kam drejtuar Ministrisë së Administratës Publike, për të dhënë opinion ligjor lidhur me statusin e nëpunësve administrativë të UP-së, ndërsa me datë 25.3.2014, kam pranuar opinionin, me të cilin konfirmohet që nëpunësit administrativë të UP-së janë shërbyes civilë”, thotë Kelmendi.

Ai shton se Universiteti i Prishtinë, respektivisht, Këshilli Drejtues i UP-së, përmes Rregullores për të ardhura personale, diferencën e pagës bazë në mes të punëtorëve të administratës së UP-së dhe nëpunësve civilë në institucione të tjera të Kosovës, e ka plotësuar duke dhënë shtesë stimulative, të cilat nuk kanë qenë në vlerën e shtesës stimulative që kanë marrë nëpunësit civilë në institucione të tjera (30 €) por ka pasur pozicion, që shtesa është dhënë deri në 50% të pagës bazë.

“Punëtorët e administratës kanë kërkuar nga Këshilli Drejtues që të bëhet kompensimi i diferencës në pagë bazë, mirëpo Këshilli Drejtues e ka refuzuar si të pabazë këtë kërkesë, për faktin se diferenca ishte plotësuar me shtesë stimulative. “Shtesë stimulative” është quajtur sepse nuk kishte mundësi tjetër të realizimit të diferencës së pagesës, ndërsa këto mjete janë ndarë nga të hyrat vetanake të krijuara nga pagesat administrative të studentëve. Po ashtu Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e tillë”, thekson Kelmendi.

Pas të gjitha këtyre, zyrtari i lartë për studime të doktoratës në Fakultetin Juridik, Shaban Dulahu, tha se tani kanë bërë padi në Gjykatën e Apelit, ku shpreson se do të merret një vendim në favor të shërbyesve civilë të Universitetit të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...