Suhareka ka dorëzuar peticionin me mbi 11 mijë nënshkrime në Kuvend për mbylljen e kazinove

Kosova

Suhareka ka dorëzuar peticionin me mbi 11 mijë nënshkrime në Kuvend për mbylljen e kazinove

Nga: A.SH Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:02
Bali Muharremaj, Kadri veseli

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, dorëzuam peticionin e nënshkruar nga qytetarët e Komunës së Suharekës me mbi 11 mijë nënshkrime, që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Ne sot dorëzuam peticionin e nënshkruar nga qytetarët e Komunës së Suharekës me mbi 11 mijë nënshkrime, që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit z.Kadri Veseli për takimin që patëm së bashku me subjektet politike.

Bali Muharremaj

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat