MPMS pret në takim një delegacion të Qeverisë Finlandeze

Kosova

MPMS pret në takim një delegacion të Qeverisë Finlandeze

Nga: A.SH Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:18
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçia, ka pritur sot në takim një delegacion të Qeverisë Finlandeze, përfaqësues të organizatave për persona me aftësi të kufizuara nga Finlanda si dhe z.Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos” , përcjellë “Bota Sot”.

Ai shkruan se, diskutuam rreth obligimeve dhe angazhimeve lidhje me personat me aftësi të kufizuara ku i njoftova se jemi në fazën e hartimit të Projektligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara.

Postimi i plotë:

Prita në takim sot një delegacion të Qeverisë Finlandeze, përfaqësues të organizatave për persona me aftësi të kufizuara nga Finlanda si dhe z.Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”.

Diskutuam rreth obligimeve dhe angazhimeve konkrete të MPMS-së në lidhje me personat me aftësi të kufizuara ku i njoftova se jemi në fazën e hartimit të Projektligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara.
Krahas kësaj, theksova se jemi duke bërë përpjekje maksimale që tu mundësojmë atyre edhe qasje të lehtë në fushën e punësimit.

Diskutuam gjithashtu rreth mundësisë së bashkëpunimit bilateral në fushën e aftësisë së kufizuar.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat