Shala: 12 subjekte të interesuara për të marrë rolin e investimeve në Kosovë - Bota Sot
Shala: 12 subjekte të interesuara për të marrë rolin e investimeve në Kosovë

Kosova

Shala: 12 subjekte të interesuara për të marrë rolin e investimeve në Kosovë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:29
Endrit Shala

Kështu është shprehur, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka informuar kabinetin qeveritar në lidhje me Investimet Strategjike në Kosovë.

Ai ka kërkuar që të bëhet një udhëzim i ri administrativ.

“Nga marsi 2018 deri në fund të këtij viti, MTI ka pranuar disa kërkesa duke qenë se kërkesat kanë qenë eksplicite dhe nuk ka harmonizim të ligjeve dhe ka lind nevoja me bë një udhëzim të ri administrativ dhe është hartuar ky udhëzim që hyri në fuqi me 14 janar 2019, deri tani kanë aplikuar 12 subjekte te interesuara për të marr rolin e investimeve, 8 janë të sektorit të energjisë dhe 2 të turizmit”, tha Shala.

Shala ka thënë se të gjitha obligimet që kanë pasur institucionet e Kosovës, janë përfunduar. Sipas tij, në fund të kësaj jave kanë takim me investitorin në fjalë.

“Të gjitha detyrat që kanë pasur obligim me i kryer institucionet në Qeveri janë përfunduar tani jemi në fazën ku ligji nuk përcakton afat kohor jemi në fazën e negocimit, ende nuk kemi dhënë përgjigje finale nga agjencionet qe nuk i përgjigjen Qeverisë, jemi në koordinim, ne po mendojmë në fund të kësaj jave të kemi takim me investitorin të fjalë dhe të shohim se investitori me këto përgjigje a është i interesuar a me vazhduar a jo”, shtoi Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...