Dëshmori Nijazi Azemi-Komandant –“ Mjekra” përkujtohet në përvjetorin e rënes

Kosova

Dëshmori Nijazi Azemi-Komandant –“ Mjekra” përkujtohet në përvjetorin e rënes

Nga: Aziz Zuka Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga homazhet me rastin e 18 vjetorit të rnjës së dëshmorit

--- Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, ka rënë heroikisht në vijën e frontit me 26.0mars 2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB

Me rastin përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Homazheve i ka prirë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftuar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën.

Nijazi Azemi-Komandant Mjekra ka rënë heroikisht në vijën e frontit me datën: 26.03.2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB). E  Çdo vit në Komunën e Vitisë për nder të tij organizohet Manifestimi  kukturor dhe sportive “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat