Jashari nderon dëshmorët e fshatit Kllodernicë

Kosova

Jashari nderon dëshmorët e fshatit Kllodernicë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:32
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, sot ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Kllodernicë, në kuadër të 20 vjetorit të rënies së tyre.

Me këtë rast, Jashari ka thënë se duke nderuar të rënët për liri nderojnë edhe vetveten.

Jashari: Të punojmë ditë e natë për të çuar amanetin e dëshmorëve në vend

"Duke i nderuar dëshmorët ne nderojmë vetveten së pari dhe e kemi obligim për të punuar natë e ditë me arritë një ditë më të mirë për këtë gjeneratë të re, që të mund të themi e kemi dërguar amanetin e dëshmorëve në vend. Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për lirinë e sotshme që ne sot të jemi të lirë dje të marrim frymë lirshëm", tha Jashari.

Gjatë ditës, kryetari Jashari ka bërë homazhe edhe tek varri i dëshmorit Xhavit Gashi dhe dëshmorit Arsim Gashi në kompleksin memorial në Marinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat